Vendimi i sotëm i Samitit të NATO-s në Bruksel, që Republikës së Maqedonisë t’i bëhet ftesë për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, përbën lajm me përmasa historike për vendin tonë. Ndonëse ka qenë një proces i vështirë, me shumë peripeci dhe sakrifica, kjo sot u valorizua dhe një mundësi që u humb më 2008, sot u bë realitet.

Sigurisht se për këtë meritorë janë të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe ata meritojnë uratën më të madhe, por s’do mend se edhe aktorët politikë vendorë e kanë bërë punën e tyre, duke përfshirë këtu edhe angazhimin e Lëvizjes BESA, që u dëshmua duke iu bashkëngjitur kësaj qeverie, për t’u bërë kështu pjesë e historisë më të re të vendit dhe për ta realizuar premtimin e dhënë qytetarëve dhe votuesve se BESA, pavarësisht çmimit politik, do të jetë pjesë e anëtarësimit të vendit në NATO.

Me këtë rast BESA thekson se anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është shtegu i ri dhe i guximshëm, që po e hapim për të mirën e qytetarëve të vendit, ndërsa po realizohet në emër të pranimit të vlerave perëndimore, në emër të stabilitetit të rajonit dhe në emër të perspektivës zhvillimore.

 

Loading...