Edhe pse jemi goxha te sigurte se udhëtarët në kohë nuk ekzistojnë, njerëzit ishin duke punuar në HyperText, që përdoret nga shfletuesit e ëeb-it për të ndërlidhur informacionet, shumë kohë para kompjuterëve e madje edhe para Vannevar Bushit i cili ka shtruar themelet e HyperTextit në një artikull të vitit 1945. Në fakt, gjithçka kishte ndodhur para shekullit XX.

Një gjeni belg i quajtur Pol Otlet, shtroi në vitin 1895 idenë për “bibliotekat universale” për t’i dhënë secilit qasje në një numër të madh të librave. Më 1934 ai e kishte përpunuar idenë në “teleskopët elektronikë” që do t’i ndërlidhnin njerëzit menjëherë me librat, filmat, audio incizimet dhe fotot.

 

Image

 

Sot gjithçka duket e thjeshtë, por pak kush kishte ide të tilla në atë kohë. Otlet i kishte bashkuar forcat me mendimtarët radikale, si nobelisti Henry Lafontaine dhe gjeniu i arkitekturës Le Courbusier, për të hartuar një arkiv global gazetash, të shoqatave në rrjet, dhe muzeut me 150 dhoma.

Qëllimi përfundimtar i tij ishte një sistem ku “nga distanca secili do të mund të lexonte tekstin, të zgjerohej dhe kufizohej në temën e dëshiruar, të projektuar në një ekran individual”.

Kjo parapriu internetin, diçka që as Vannevar Bush asnjëherë nuk arriti ta shohe.

Për fat të keq, vizion i Otlet-it u shkatërrua nga pushtimi nazist i Belgjikës në vitin 1940, pas të cilit ai vdiq. Fatmirësisht, sot po nderohet për idetë e tij.

Loading...

Comments are closed.