Një komandant i forcave të mbrojtjes të Estonisë, u zotua gjatë një interviste të çuditshme me Politico se trupat ruse “do të vdesin në Talin” nëse ndonjëherë guxojnë të pushtojnë vendin baltik.

Anëtarët e Forcave Mbrojtëse të Estonisë prej 6,000 vetash, gjysma e të cilëve janë rekrutë, kanë menduar që në një moment të marrin në konsideratë një “kërcënim rus” të perceptuar, por sigurisht asnjë nuk ka shkuar aq larg sa kolonel Riho Uhtegi, i cili udhëheq forcën e vogël mbrojtëse të vendit.

Duke shtuar disa shije baltike në një artikull të gjatë Politiko në shkallën e trembjes ruse në rajon, Uhtegi preku skenarin që trupat ruse mund të marrin të gjithë Estoninë për disa ditë, nëse jo orë, duke kapur shpejt kryeqytetin Talin .

Shefi i komandove tha: “Ata mund të shkojnë në Talin për dy ditë. Por ata do të vdesin në Talin. Dhe ata e dinë këtë. Rusët mund të kapin Talinin dhe më tej, por pastaj do të presim linjat e tyre të komunikimit dhe linjat e furnizimit dhe çdo gjë tjetër”, kërcënoi ai.

Forcat speciale të Estonisë ndajnë vlerat e Beretave të Gjelbërta Amerikane, sipas Uhtegit. Madhësia dhe aftësitë e tyre janë të panjohura, por, duke gjykuar nga retorika e Uhtegit, mund të prodhojnë disa vështirësi.

“Ne jemi për paqe, por në gjendje të ndërtojmë rezistencë totale kundër çfarëdo armiku”, shtoi ai.

Uhtegi, i cili shërbeu si rekrut në ushtrinë sovjetike në mes të viteve 1980, tha se rruga e tij për t’u bërë luftëtar filloi kur gjuajti me armë të parë rusët … në një ëndërr.

“Kishte një betejë, pranë vendlindjes sime. Ne kundër rusëve. Dhe ne ishim të organizuar keq, sigurisht … Të gjithë miqtë e mi ishin atje”, tha ai. Në fund të historisë së tij heroike, guerilët estoneze u mposhtën nga sovjetikët, por kjo i dha atij një ndjenjë se si duket lufta.

“Shumica prej nesh vdiqën. Dhe unë ndjeva gjakun dhe municionet aq qartë. Kam marrë një Kalashnikov nga një ushtar i vdekur rus dhe i qëllova me të”, vazhdoi Uhtegi.

Më pas shefi i komandove, tha sendjeu nevojën për “të ndërtuar lirinë e atdheut”, duke u bashkuar me ushtrinë e sapokrijuar të Estonisë dhe duke u rritur shpejt nëpër radhët e saj.

Deklarata e tij vjen pasi Moska është quajtur një “kërcënim” nga NATO dhe anëtarët e saj në shumë raste. Aleanca ushtarake përdor një pretekst të tillë për të kryer stërvitje në shkallë të gjerë dhe për të rritur praninë e saj ushtarake në kufijtë e Rusisë. Moska, nga ana tjetër, pohon se nuk kërkon kurrë konfrontime, duke theksuar se ndërsa ushtron stërvitje ushtarake në tokën e vet, SHBA-ja e ka bërë këtë në territoret e huaja. /Shqip

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.