Komuna e Gostivarit mori grant prej 4,6 milionë euro mjete të pakthyeshme nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SEKO) për përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë.

Në Ministrinë e Financave sot u nënshkrua marrëveshje me të cilën ky grant vendoset në dispozicion të komunës. Marrëveshjen e nënshkruan ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ai i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareskim, drejtori i NP Higjiena – Gostivar Isak Lazami dhe përfaqësuese e bankës KFV, e cila është administratore e mjeteve grant, Rene Eskeman.

Siç kumtuan nga Ministria e Financave, vlera e përgjithshme, e cila investohet në përmirësimin e infrastrukturës komunale në Gostivar është 7,2 milionë euro.

Krahas grantit nga Zvicra, Gostivaro për realizimin e këtij projekti do të marrë edhe 250 mijë euro grant nga banka KFV, si dhe hua nga Qeveria në vlerë prej 1,7 milionë euro. Gjithashtu, komuna do të marrë pjesë me mjete vetanake në projektin prej 682 mijë euro.

Mjetet grant për projekte komunale nga banka KFV së shpejti do të ndahen edhe për komunat Radovish dhe Kavadar, qëndron në kumtesën e Kabinetit të ministrit të Financave.

Loading...