Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, është takuar ditën e sotme me homologun grek Nikos Kotzias gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

Të dy ministrat biseduan për ecurinë e dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë deri tani si dhe vijimin e diskutimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Takimi Bushati-Kotzias vjen një ditë pas atij mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras.

Biseda mes Bushatit dhe Kotzias vijoi në vazhdën e këtij takimi ku u fol rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh dhe vlerësimi i arritjeve të deritanishme.

Mes dy vendeve ka ende çështje që vazhdojnë të diskutohen nga grupet e negociatave, por kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehën besimin e një zgjidhjeje pozitive së shpejti.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.