Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar dje nga Strumica se marrëveshja me Greqinë do të nënshkruhet të diellën ku do të dërgohet sinjal për sjellje europiane në kohën kur me “BE-në udhëheqë Ballkani”.

“Është e rëndësishme që e gjithë kjo po ndodhë në kohën kur Ballkani po udhëheqë me BE-në, gjegjësisht Bullgaria po udhëheqë BE-në. Veçmas jam i gëzuar që Europës i dërguam sinjal për sjellje europiane, si dhe edhe ne në Ballkan kemi të drejtë të plotë që të jemi pjesë e Evropës” ka deklaruar kryeministri Zaev.

Zaev ka potencuar se edhe para marrëveshjes me Bullgarinë kishte protesta, por asgjë nuk kanë humbur Maqedonia dhe Bullgaria

 

Loading...