Në një konferencë për media, deputetja, Albulena Haxhiu, tha se në vend që Gjykata Kushtetuese të ndalonte abuzimin me paranë publike, gjyqtarët, e mundësuan edhe rritjen e pagës për veten.
Paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të bëhet 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro dhe kjo për Vetëvendosjen është skandal dhe abuzim me paratë e taksapaguesve.
“Vendimi i Haradinajt, përpos që është vepër penale, është edhe anti-kushtetuese, për shkak se ka ndërhyrë edhe në kompetencën e Kuvendit. Autoriteti që merr vendime është Kuvendi përmes Ligjit për paga. Ne kemi nisur të shkruajmë kallëzim penal për kryeministrin dhe ministrat që morën vendimin, përfshirë edhe gjyqtarët. Për shkak se implikimet buxhetore të këtij vendimi nuk janë paraparë në buxhetin e vitit 2018, paratë do të merren nga buxheti për shëndetësi apo edhe për ndërtimin e shkollave apo çerdheve”,- deklaroi deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu.
Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.