Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e vdekjes së babait të Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Hilmiut.

Ai në dedikimin e tij ka thënë se vdekja e Hilmiut është pikëlluese pasi ishte një burrë i nderuar nga Dukagjini, njofton Klan Kosova.

”Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”.

Loading...
Global