Samiti mes Donald Trump dhe Kim Jong-un ka dhënë rezultatin e parë. Koreja e Veriut i ka kthyer Shteteve të Bashkuara eshtrat e 200 ushtarëve të rënë në luftën e Koresë.

Koreja e Veriut i ka dorëzuar Shteteve të Bashkuara eshtrat e rreth 200 ushtarëve të vdekur gjatë Luftës së Koresë, në vitet 1950-1953. Njoftimi është bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi në Minesota. “Kemi rikuperuar heronjt tanë të rënë”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti nuk ka dhënë detaje të tjera dhe nuk ka qartësuar nëse eshtrat kanë mbërritur në territorin e SHBA-ve. Mbi 36 mijë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën gjatë luftës së Koresë dhe për 7700 të tjerë nuk është mësuar kurrë fati i tyre.

Sipas vlerësimeve të ushtrisë, të paktën 5300 ushtarë kanë rënë në Veri. Mes 1996-ës dhe 2005-ës, puna e ekipeve të përbashkëta të ekspertëve amerikanë dhe koreanoverior kishte sjellë rikuperimin e 229 trupave. Më pas program u ndërpre me përkeqësimin e mardhënieve mes dy vendeve. Në 2007-ën Pheniani riktheu në SHBA 6 trupa të tjerë.

Ndërkohë, veprimi i fundit i regjimit të Kim Jong-un vjen pas samitit historic në Singapor. Mes çështjeve të tjera të rëndësishme si është çarmatosja bërthamore, dy liderët u dakordësuan edhe për rikthimin e eshtrave të ushtarëve të rënë në luftën e Koresë.

Loading...

Comments are closed.