Basisti i grupit Jericho, Suad Jamini, ka ndërruar jetë sot.

Lajmi për vdekjen e Jaminit është konfirmuar nga familja e tij.

Mësohet se Jamini ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngushëllime ka shprehur edhe rockeri nga Prishtina, Rilind Gërvalla, mik i Jaminit.

“Edhe një djalë i ri, një rocker na la. Ngushëllime shoqes Aidë dhe shoqërisë që e njohën Suad Jaminin. Unë e njoha nëpërmes këngës, Jerichos! Kosovën ku na vdesin të rinjtë e shëndosh spitaleve o duhet ta ndryshojmë o do vdesim një nga një, bal!”, ka shkruar Gërvalla.

Gazeta Express ka provuar të kontaktojë me zyrtarë të QKUK’së për të marrë më shumë informata, por nuk ka marrë përgjigje.

Jericho është një rock grup i formuar nga disa të rinj shqiptarë nga Kosova në maj të vitit 1997 në Prishtinë. Ky grup njihet per muzikën dhe tekstet e tyre mjaft të veçanta.

Pjesë e grupit, përveç të ndjerit Jamini, janë edhe vokalisti Petrit Çarkaxhiu, kitaristi Leonard Canhasi dhe bateristi Visar Rexha.

 

Loading...