Që prej ditës së djeshme mediat kanë shkruar për Kylie Jenner dhe arsyen se përse ajo zgjodhi të fshinte të gjitha foto e vajzës së saj nga rrjetet sociale. Stormi kishte krijuar fansat e saj dhe videot gazmore që Kylie kishte publikuar ishin pëlqyer shumë nga ndjekësit.

Megjithatë duket se arsyeja që e çoi Kylien të fshinte gjithçka kishte publikuar është më të vërtetë serioze. Kur je Kardashian / Jenner, ka njerëz që mund të kenë qëllime negative. Sipas burimeve, disa njerëz kanë postuar disa komente të papërshtatshme ku shpreheshin se do të rrëmbenin Stormin dhe ngacmonin gjithashtu Kylien dhe të bijën.

Po i njëjti burim tregoi se ka patur fyerje nga më të ndryshme ndaj vogëlushes si për shembull që Stormi është e shëmtuar apo sharje të tjera të tmerrshme.

“Është vërtet shqetësuese për Kylie-n, sepse disa nga komentet janë kërcënime të drejtpërdrejta për ta rrëmbyer”,- është shprehur burimi.

Prej ditësh Kylie ka marrë masa jo vetëm duke fshirë fotot por edhe ka forcuar sigurinë në banesën e saj.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.