Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovskin.

“Pata nderin dhe kënaqësinë të mirëpres Ministrin e punëve të brendshme z.Oliver Spasovski dhe zv/Ministrin Agim Nuhiu, bashkë me kupolën drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë për Siguri Publike.

Diskutuam për projektet e përbashkta që kemi me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me Sektorin e punëvë të brendshme në Tetovë.

Zgjerimi i parkimit zonal sigurisht që do të jetë një nga sfidat e ardhshme të dy institucioneve. Poashtu riaktivizimi i Këshillit për preventivë do të jetë një nga prioritetet tona.

Falenderova strukturat drejtuese të MPB-së për bashkëpunimin korrekt të dëritanishëm, si dhe ngelemi jashtëzakonisht optimist për kooperimin e mëtutjeshëm ndërmjet dy institucioneve në funksion te qytetarit të Tetovës” ka shkruar Teuta Arifi

 

Loading...