Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë Qendrore, Zeqirija Ibrahimi, u pritën në takim nga Ambasadori i Francës në Shkup, z. Kristian Timonie.

Me këtë rast u fol për procesin historik të zgjidhjes së kontestit të emrit, si dhe për zhvillimet e tjera aktuale politike. Gashi e informoi Ambasadorin Timonie se Lëvizja BESA e ka përshëndetur arritjen e kësaj marrëveshje dhe shfaqi gatishmërinë e tij për t’u vënë në shërbim të kësaj kauze, që duhet të finalizohet me anëtarësim në NATO dhe hapërim drejt BE-së. “Kjo marrëveshje dhe anëtarësimi në NATO janë hapat historike, të cilat edhe ishin arsyeja më e madhe që ne pranuam të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare dhe pushtetit ekzekutiv”, theksoi Gashi. Ai foli edhe për punën e grupit parlamentar në Kuvend, si dhe për vizionin që e ka Lëvizja BESA në resorin e Kulturës.

Ambasadori francez Timonie shfaqi kënaqësinë e tij për rolin konstruktiv të Besës dhe e përshëndeti këtë angazhim të kreut të saj.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.