Në luftën e fundit në Kosovë, policia dhe ushtria serbe ekzekutoi dhe masakroi mbi 15.000 shqiptar. Ata, nuk kursyen asnjë shtresë apo gjini, fëmijë, pleq, gra dhe të rritur, duke ushtruar çdo lloj torture mbi shqiptarët, vrasje, mizori, tortura, dhunime, persekutime, prerje gjymtyrës, vepra më çnjerëzore, vepra të cilat mund t’i bënin vetëm kanibalët ose mund të ndodhnin në mesjetë.

Përveç vrasjeve dhe torturave në Kosovë nga kriminelët serbë janë djegur 116.000 shtëpi, mijëra gra të dhunuara dhe ndjekja e mbi 900.000 mijë banorëve të Kosovës.

Për krimet serbe janë më shumë se 20.000 fotografi të dërguara si fakte te Komisioni për Krime Lufte, të cilat dëshmojnë krimet e kryera të kriminelëve serb, e aty ka pas edhe dëshmi për varrezat masive.

Për krimet serbe në Kosovë kanë folur edhe disa serbë të cilët kanë thënë se krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë nuk po munden me i harrua.

Por, pse atëherë shqiptarët po i harrojnë? Pse kriminelët serb, të cilët kanë kryer krime në Kosovë, kanë ushtruar dhunë, kanë maltretuar qytetarë të pafajshëm, kanë vrarë e kanë prerë fëmijë, gra, pleq nuk po gjykohen?

Rasti i fundit që serbët i kanë përkujtuar krimet e tyre të bëra në Kosovë është i dy ish pjesëtarëve të njësisë Specialë të Policisë së Serbisë, Sllobodan Stojanoviq dhe Jovan Golluboviq. Ata kanë luftuar në Kosovë, ku nga afër i panë krimet e bëra të kolegëve të tyre.

“Gjatë luftës në Kosovë, komandant e kishim Sreten Lukiqin”, ka thënë Stojanoviq.

“Kishte gjithçka, vrasje të fëmijëve shqiptarë. Pash kolegun që ia pret kokën civilëve, mashkullit dhe femrës, e pastaj i zinte. Ai i ka marrë pastaj kafkat dhe i dërgonte në shtëpi për të bërë llamba. Këtë e bëjnë vetëm psikopatët”, thotë Stojanoviq.

Jovan Golluboviq, njëri nga ish-pjesëtarët e njësisë 37 speciale serbe në Kosovë, tregon për një shqiptar të plagosur, duke mos përmendur emër dhe as vend.

Njeriu lutej për mëshirë, por njëri nga pjesëtarët e njësisë speciale i sugjeron “që të fotografohen me të për të pasur fakte”. Golluboviq njofton bazën se ka të plagosur, por komandanti i njësisë Mitroviq thotë “dërgojeni për t’u rrezitur”, që nënkuptonte se duhej vrarë vetëm pse ishte shqiptar.

“S’jetohet me këtë”, shton miku i tij. “Isha dëshmitar i vrasjes së një plaku 80 vjeçar. E di në cilin pus e futën. E di ku janë varrezat masive, sepse unë ata njerëz i varrosa. Me veturë ia mësyu gruas dhe vajzës… e askush nga policia nuk ka reaguar”, thotë ai.

“Ata nuk janë policë, por kriminelë. E di se si kanë pastruar paratë e përgjakura për të blerë qengjin e pjekur. E di se gruaja e tij mban florinj të marrë nga trupat e shqiptareve të vrara”, është rrëfimi i tyre.

Ish-pjesëtarët e forcës speciale serbe thonë se trupat e civilëve të vrarë i linin në vendin e vrasjes dhe ndodhte shpesh që kamionët e forcave serbe të kalonin mbi kufoma.

Ata flasin edhe për raste të veçanta kur një i moshuar shqiptar ishte vrarë në vend, pa asnjë arsye edhe pse ishte i paarmatosur dhe pas vrasjes vendosin ta hedhin në bunar.

Ndër rastet më të tmerrshme të kryera është edhe ai i këputjes së kokës së një shqiptari të vrarë nga policët e çetës së Pirotit. Njëri prej policëve të kësaj çete i kishte marrë kufomës tre dhëmbë të artë, ndërsa kokën e tij e kishte gatuar dhe kur ishte kthyer në shtëpi e kishte bërë llambë të tavolinës.

Shikone videon e plotë me dëshmitar e cila është ne gjuhën serbe dhe e përkthyer ne gjuhën angleze.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.