Salah vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Liverpooli, Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuara për egjiptianin.

Mohamed Salah është duke u përgatitur që të largohet nga Liverpooli në afatin kalimtar të verës, nëse “Të Kuqtë” nuk i ofrojnë kontratë të re me përmirësim të kushteve ekonomike, raporton Don Balon.

Egjiptiani u ka treguar drejtuesve të klubit se mund të largohet nëse Liverpooli nuk ia përmirëson kontratën.

Salah shkëlqeu në sezonin debutues në “Anfield”, duke realizuar 44 gola në 52 takime, 32 prej tyre në Premierligë, për të thyer rekord historik, si lojtari i vetëm me më së shumti gola në një sezon

 

Loading...
Global