Festa e djeshme e Fitër Bajramit, gjeti një familje kosovare me sofrën zbrazur.

Është Valdete Dema nga Prishtina, një nënë e re e cila rrit e vetme djalin 10 vjeçar të sëmurë nga epilepsia.

Përveç mungesës së ushqimit e veshmbathjes, kjo nënë rrezikon të mbetet edhe pa kulm mbi kokë.

Për mungesën e ëmbëlsirave në festën e djeshme, ajo u detyrua t’i thotë se do t’ia blejë nesër.

‘Gjithë dita neve na shkon, i blejmë sot, i blejmë nesër’, thotë ajo për tv dukagjinin nën lot.

 

 

Loading...