Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shkuar në kullën e Haradinajve në Gllogjan për tu shprehur ngushëllime për humbjen e babait të Shkelzen e Luan haradinajt, Hilmi Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli tha se Hilmi Haradinaj ishte njeri i pathyeshëm përkundër të gjitha sfidave me të cilat u përball në jetë.

Ky është postimi i Pacollit në Facebook:

Në familjen Haradinaj, në ngushëllime për vdekjen e bacës Hilmi. Baca Hilmi ishte njeri i pathyeshëm përkundër të gjitha sfidave me të cilat u përball në jetë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.”

Loading...
Global