Qeveria e Republikës së Maqedonisë pritet që nesër ta ratifikoj marrëveshjen e nënshkruar sot me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit. Zëdhënësi i qeverisë maqedonase Muhamet Hoxha për mediat shqiptare ka konfirmuar se nesër Qeveria do të ratifikon marrëveshjen e nënshkruar sot në Prespë.

“Për të hënën është caktuar seanca e Qeverisë ku do të miratohet propozimi për ratifikimin e marrëveshjes së nënshkruar sot në mes Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Më pas marrëveshja pritet që të ratifikohet edhe nga Kuvendi i Maqedonisë” ka theksuar Hoxha duke potencuar se me këtë marrëveshje historike i jepet fund një kontesti shumë vjeçar dhe i hapet rruga Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Ndryshe Republika e Maqedonisë me marrëveshjen e arritur do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Loading...