Një qenushe e rracës pitbull është konsideruar ‘heroinë’ pasi shpëtoi familjen e saj nga zjarri që përfshiu shtëpinë në Kaliforni.

Nana Chaichanhda është zgjuar nga kafsha e saj tetë muajshe, Sasha rreth orës 10 në mbrëmjen e 3 qershorit. Sipas Dailymail, qenushja po qante në derën e oborrit të shtëpisë në përpjekje për ta paralajmëruar për zjarrin.

“Ajo po mundohej të na mbronte nga zjarri. U ngrita nga krevati për të parë se cfarë po ndodhte. Në atë moment, hapa derën e pasme dhe Sasha vrapoi për në tualetin e shtëpisë”, tha Chaichanhda.

Pastaj kuptoi se flakët ishin në shtëpinë e kushërinjve të saj, të cilët i ka dhe fqinjë. Sasha shpëtoi edhe foshnjen 7 muajshe duke e tërhequr nga pelenat për ta nxjerrë nga shtëpia.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.