Presidenti i Lëvizjes për Ndryshime në Mal të Zi, Nebojsha Medojeviq ka thënë se politikanët shqiptarë që veprojnë në Mal të Zi mbështesin “Shqipërinë e Madhe”, sipas parimit “të gjithë shqiptarët në një shtet”.

“Shqipëria ka qenë një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 30 vitet e kaluara, dhe ka për qëllim që ta realizojë ëndrrën e saj natyrale për të krijuar Shqipërinë e Madhe. Të gjithë politikanët shqiptarë në Mal të Zi e mbështesin këtë plan dhe punojnë për këtë projekt”, ka thënë ai.

Sipas tij, malazezët e serbët nuk kanë këso qëllime. Por, thotë se ata përlahen e përçahen, përndiqen e urrehen.

“Në këto moment të ndryshimeve të mëdha gjeostrategjike, gjëja më me rëndësi është që të jemi të bashkuar me qëllimin që ta ruajmë kombin, identitetin dhe traditën, dhe të gjitha gjeneratat e paraardhësve tanë”, ka thënë Medojeviq.

Loading...