Ka përfunduar me buzë në gaz dhe përqafime konflikti i ngrirë disa-vjeçar për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

Sot, në një ceremoni të mbajtur në Prespë, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë Dimitrov dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë Kocias kanë nënshkruar marrëveshjen nën praninë të kryeministrave të vendeve përkatëse duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve.

Sipas kësaj marrëveshje nga sot Maqedonia do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Maqedonas Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje sjell një jetë më të mirë.

“Tre dekada ishte e hapur çështja e emrit, tre dekada ankth dhe brenga për ne, tre dekada me frikë nga e panjohura. Prandaj ne gjetëm zgjidhje. Sot ne jemi këtu për të festuar marrëveshjen. Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. Kur ka paqe në vende, ashtu do të jetë edhe bota. Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës.” tha ai.

Me këtë marrëveshje Maqedonia e ka rrugën e hapur për integrimin evropian dhe hyrjes në NATO.

Ndërkaq dëshmitarë të nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishin ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Rozmari Di Karlo.

Kjo marrëveshje është ogur i mirë edhe për Shqipërinë e cila tashmë duhet të zgjidhë konfliktin e kufirit detar me Greqinë. E megjithatë një marrëveshje të mundshme Shqipëri-Greqi do ta kundërshtojë Sali Berisha por që nuk pritet të ketë ndikim.

Këto marrëveshje i hapin rrugë edhe çeljes së negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.

Loading...