Marrëveshja për mbylljen e kontestit shumëvjeçar për emrin, përmban propozimin e ndërmjetësuesit të OKB-së, Republika e Maqedonisë së Veriut, ndryshimin e Kushtetutës dhe implementimin gradual të emrit të ri brenda shtetit. Në marrëveshje mes tjerash përfshihet:

“Përdorimi i mbiemrave ‘makedonski’ para shtetësisë dhe gjuhës ruhet dhe garantohet.
Nga Kushtetuta e Maqedonisë, duhet të hiqet neni i cili parashikon kujdesen për “pakicën maqedonase”, jashtë kufijve të shtetit.
Komisioni i posaçëm duhet të dakordoj përdorimin e pullave tregtare nga ana e dy shteteve.
Pranohet gjuha maqedonase me fusnotë se bëhet fjalë për gjuhë sllave.

Në lidhje me shtetësinë do të shfrytëzohet termi Makedonsko/ qytetar i Republikës veriore të Maqedonisë, me theks se ata qytetarë nuk kanë lidhje me Greqinë antike”.

Po ashtu në marrëveshje është rregulluar çështja e përmendoreve që i përkasin historisë helene, e që gjenden në territorin e Maqedonisë.

“Në afat prej 6 muajsh nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, Pala e Dytë (Shkupi) do të rishikojë statusin e përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës në territorin e saj dhe nëse të njëjtat në çfarëdo mënyre asociojnë historinë dhe civilizimin e lashtë helen, që paraqet pjesë përbërëse të trashëgimisë historike dhe kulturore të Palës së Parë (Greqisë), do të ndërmarrë masa korrektive me qëllim që në mënyrë efektive të shqyrtojë çështjen dhe të sigurojë respektimin e trashëgimisë të tillë”

Marrëveshja që u nënshkrua sot nga ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias në prezencë të kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe përfaqësuesve të lartë të BE-së, obligon Maqedoninë që të ndalojë përdorimin e figurës së diellit të Aleksandrit të Madh në çfarëdo rasti publik, simbol që ishte në flamurin e parë të Maqedonisë së pavarur. Teuta Buçi /SHENJA/

Loading...