Kim Kardashian West nuk i ka përjashtuar rregullat se mund të bëhet presidente.

Javën e kaluar ajo ishte në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, për t’i kërkuar faljen e Alice Johnson e cila ishte duke vuajtur dënimin që nga viti 1996, ku edhe modelja ia arriti të bind presidentin, shkruan CNN.
“Unë sinqerisht e pash se në qoftë se përdor metodën time për të bërë diçka për një person, kjo hap dyert e shpresës edhe për njerëzit e tjerë që duan ta bëjnë këtë gjë”, tha Kardashian.

“Nëse shumë nga njerëzit do përdornin mendimet e tyre dhe do flisnin për çështje me të vërtetë të rëndësishme, atëherë do të bëhej shumë më tepër për njerëzimin”, tha ajo.I pyetur nga Jones nëse ka menduar ndonjëherë të kandidonte për presidente, West tha se nuk ka gjasa momentalisht, por që nuk i dihet më vonë.

“Kurrë nuk duhet thënë kurrë, por politika momentale nuk duket si drejtimi i Kimit. Nuk e gjej veten aty”, tha Kim.

Kardashian West i tha Jones se ajo dëshiron të ndihmojë gratë e tjera të burgosura, dhe se nuk ka interes për partitë politike.

Loading...
Global