Të mërkuren, Kim Kardashian West,eka vizituar gruan Tennessee e cila është falur nga dënimi i përjetshëm. Kim Kardashian West e kishte dërguar rastin e Alice Marie Johnson në Shtëpinë e Bardhë. Tani, Johnson është liruar qe një javë.

Në një intervistë me Van Jones, CNN, ylli televiziv ka folur për eksperiencën e saj për lobimin e rastit të Alice Marie Johnson. Në tentim për të i ndihmuar Johnson, Kardashian West është takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë e kam parë se nëse mund të e bëjë diçka për një person, kjo hapë bisedimet për gjëra të tjera, dhe për të i ndihmuar edhe njerëzit e tjerë. Karadashian i ka thënë Jones “nëse më shumë njerëz do të i lëni mënjane ndjenjat personale dhe të bisedojnë për gjëra shumë të rëndësishme që duhet të diskutohen, atëherë shumë gjëra mund të bëhen.

E pyetur nga Jones nëse ajo do të konsideronte të garonte për Shtëpinë e Bardhë, Kardashian e ka lënë për këtë çështje derën hapur. “Kurrë mos thuaj kurrë” ka thënë ajo.

 

Loading...
Global