Bisedimet mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe atij koreanoverior Kim Jong Un po zhvillohen me ndihmën e përkthyesve.

Ndonëse udhëheqësi i vendit më të izoluar në botë, Jong Un, pretendon se nuk di anglisht, ish-profesori i tij pohon të kundërtën.

Gjatë një interviste për “Today Show”, ish-profesori Michel Riesen, thotë se Kimi mësoi anglishten elementare ndërkohë që studionte në Zvicër në moshën 14-vjeçare.

“Ka qenë një student i mirë, por jo i jashtëzakonshëm”, tha Riesen për NBC. Profesori u shpreh se i ka mësuar Kimit, matematikën, gjermanishten, dhe sportin.

Ai tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut kishte miqësi të kufizuara në shkollë, dhe parapëlqente shumë të luante basketboll.

Loading...