Ish-ylli i NBA, Dennis Rodman është shfaqur gjatë transmetimit live për t’i dhënë përkrahje takimit të liderit të SHBA-ve, Donald Trump dhe atij të Koresë së Veriut,Kim Jong-Un.

Gjatë një bisede emotive, Rodman nuk ka mundur t’i ndalë lotët e gëzimit për takimit që ai e quan historik, transmeton Telegrafi.

Ai tha se ky samit për shumëkënd ka qenë i pamundur po të flitej disa muaj më parë, për faktin se raportet mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut ishin në kulmin të tensionit.

Rodman pranoi se kishte pranuar një mal mesazhesh negative pas vizitave që i kishte realizuar në Korenë e Veriut ku edhe ishte takuar me liderin Kim Jong-Un.

“U kam thënë të gjithëve, se do të hapet dera. Por të gjithë më thoshin se një gjë e tillë është e pamundur. Kur u ktheva në shtëpi, filluan të më kërcënojnë me vdekje… por për asnjë moment nuk e kam ulur kokën, e dija që gjërat do të ndryshojnë. E dija, kam qenë i vetmi. Askënd nuk e kam pasur afër vetes të më dëgjoj apo të më shoh. Sot është një ditë e mirë për të gjithë, Singaporin, Tokion, Kinën, të gjithë.. një ditë shumë e mirë”, ka deklaruar Rodman. /Telegrafi/

Loading...