Kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajarmit, ku u prit nga Myftiu Naim Tërnava.

Këtu gjatë një prononcimi për media Haradinaj ka thënë se Faljen e Bajramit e ka bërë dikush tjetër për të.

I pyetur nga gazetarët në qoftë se e ka falë namazin e Bajramit, Haradinaj ka thënë se “është falë Myftiu për mua”.

I pari i qeverisë gjithashtu uroi Tërnavën dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për Fitër Bajramin.

“E gëzofshim si është më së miri këtë festë, të gjithë, në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët”.

 

 

 

Loading...