Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, është detyruar të distancohet nga fjalët e mikut të tij, hoxhës Bedri Bytyçi, pas vdekjes së Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

Bytyçi, imam në Fortesë të Rahovecit, kishte bërë thirrje të mos shkojnë hoxhallarët në varrimin e Hilmi Haradinajt.

Më pas, ai kishte fshirë të njëjtën thirrje nga llogaria e tij, në rrjetin social Facebook.

Partia Fjala, e udhëhequr nga Kelmendi, ka lëshuar një deklaratë, nëpërmjet të cilës ka thënë se distancohet nga deklarata e Bytyçit.

“Ne FJALA distancohemi nga deklarata e Bedri Bytyçit lidhur me vdekjen e Hilmi Haradinajt, babait të Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

“Ne cilësojmë se një deklatatë e tillë ka qenë e ngushtme dhe jo e duhur. Deklarata e tillë nuk përkon me frymën e subjektit tonë politik”, ka thënë partia Fjala.

“Ne respektojmë çdo qytetar të Republikës Kosovës, e në veçanti Hilmi Haradinajn i cili ka rritur dhe edukuar dëshmorët Shkelzen e Luan Haradinaj”, thuhet në deklaratë.

“Ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Kryeministrit Haradinaj, familjes Haradinaj dhe gjithë qytetarëve të Republikës Kosovës”, përfundon deklarata e Fjalës.

Loading...
Global