Letra greke në Bruksel për zhbllokimin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë duhet të arrijë në BE dhe NATO përpara 26 qershorit, në ditën kur në Bruksel mbahet takimi I Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme, të cilët duhet të përgatisin samitin e shefave të qeverive të planifikuar për në 28 dhe 29 qershor.

Agjenda e këtij Samiti është e gjerë dhe bisedimet do të përqëndrohen në tema kryesore evropiane si Eurozona dhe politika e migrantëve. Prandaj, është e rëndësishme që dokumenti të përgatitet në një takim ministror dhe pastaj të konfirmohet në samit. Pas deklasifikimit të marrëveshjes me Greqinë nga ana e qeverisë së Maqedonisë, marrrëveshja duhet të dorëzohet në Parlament dhe kjo mund të ndodhë të hënën ose të martën.

Në ndërkohë pritet edhe  nënshkrimi i marrëveshjes. Ratifikimi i shpejtë i marrëveshjes në Parlamentin është i rëndësishëm kryesisht për shkak të procesit të BE-së dhe NATO-s nga i cili presim fillimin e negociatave për anëtarësim dhe hyrjen në Aleancë. Pas ratifikimit, Greqia duhet t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe të njoftojë se janë hequr të gjitha pengesat për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Në tekstin e Marrëveshjes në nenin 2, paragrafi 4, thuhet se “Pas marrjes së njoftimit se pala e dytë (Maqedonia) ka ratifikuar marrëveshjen, pala e parë  (Greqia) menjëherë e njofton Presidentin e Këshillit të BE-së që mbështesin fillimin e negociatave dhe do të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s që mbështet palën e dytë të ftohet për t’u bashkuar në NATO”.

Cështja tani është nëse Parlamenti do të ketë vota të mjaftueshme “për ratifikim të marrëveshjes dhe nëse kundërshtimi i presidentit Gjorge Ivanov do të bllokojë ose ngadalësojë këtë procedurë  që I hap rrugën vendit  për në BE dhe NATO.

Sipas vlerësimeve të deritanishme është e mundur që për marrëveshjen të votojnë 72 deputetë që është e mjaftueshme Greqia të dërgojë letër për debllokimin e rrugës tonë drejt BE dhe NATO-s.

Procedura e votimit për ratifikimin  e Marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë mund të zgjasë 20 ditë, në rast se Ivanovi e kthen Ligjin në rivotim. Por kundërshtimi i presidentit Gjorge Ivanov nuk duhet të jetë pengesë për të finalizuar këtë proces në Kuvend./al.mrt/

Loading...