Dokumentet e udhëtimit do të ndryshohen vetëm kur dokumenteve aktuale do t’u skadojë afati, sqarojnë nga qeveria dilemat e hapura pas arritjes së dakordimit për ndryshimin e emrit. Zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, sqaron se ndryshimi i dokumenteve do të rrjedhë në faza, në afatin e rregullt të ndryshimit, që nënkupton se ky proces nuk do të jetë barrë shtesë financiare për qytetarët.

“Ndryshimi i dokumenteve personale do të bëhet në faza, apo në etapa, ashtu siç parasheh marrëveshja. Pra, me skadimin e afatit të përdorimit të dokumenteve aktuale, do të mund të aplikohet për dokumente të reja, në të cilat do të figurojë emri i ri i shtetit pas arritjes së marrëveshjes dhe pas ratifikimit të së njëjtës”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sa u përket përmendoreve të vendosura në kuadër të “Shkupi 2014”, nga qeveria sqarojnë se nuk do të rrënohen, por do të riemërohen ashtu si u ka hije.

“Ushtari në Kalë do të emërohet ashtu siç i ka hije, pra Aleksandri i madh, dhe për të njëjtin do të japim shpjegim për çka bëhet fjalë. Pra, Aleksandri i Madh i kohës antike të Helenëve dhe si vlerë historike dhe kulturore me përmasa botërore. Nuk ka rrënim të Aleksandrit të Madh, por i njëjti do të mbetet si simbol i fqinjësisë së mirë në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Dhe e njëjta do të ndodhë me përmendoren e Filipit të II, dhe Olimpisë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Zëdhënësit e Qeverisë po ashtu potencuan se nuk do të ketë ndryshime as në himnin e shtetit e as në simbolet shtetërore.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.