(Shqiptarët janë detyruar t’i paguajnë edhe xhelatët e tyre në Maqedoni)

Nga, Abdulla Mehmeti

Për 34 vjet me radhë asnjë shqiptar nuk ka mundur të jetë pjesëtar në njësitin special ,,Тigrat” të policisë së Maqedonisë.

Viti i krijimit të këtij njësiti, më 1981, me urdhër të regjimit të Beogradit, flet qartë se ky njësit u krijua vetëm për frikësimin, ndëshkimin dhe vrasjen e shqiptarëve.

Nga ajo kohë ka ndryshuar forma e regjimit, shteti, kanë ndryshuar qeveritë, kanë ndryshur edhe pjesëmarrësit shqiptarë në qeveritë e këtij shteti, që përfshin një periudhë prej 36 vjet (1981-2018), por nuk ka ndryshur deri më sot strategjia ndaj shqiptarëve.

Shqiptarët kanë pasur edhe gjatë regjjmit komunist, deputetë, ministra, zëvendësministra, ambasadorë, kryetarë komunash, drejtorë ndërmarrjesh, edhe kryetar të Kuvendit të Republikës, por nuk kanë pasur deri më sot asnjë pjesëtar në njësitin special të policisë „Tigrat“.

Shqiptarët i paguajnë kontributet ndaj këtij shteti, që domethënë se, edhe me paratë e tyre paguhen pjesëtarët e këtij njësiti dhe 3-4 njësiteve të tjera me detyra speciale në kuadër policisë dhe armatës së këtij shteti, që i bjen se shqiptarët paguajnë dhunshëm për rrogat e atyre që i kanë masakruar për 36 vjet me radhë shqiptarët, sa herë ka dashur pushteti.

Sa të aftë, demokratë dhe atdhetarë i kanë pasur shqiptarët udhëheqësit politikë deri më sot!

Kështu është në shtetet jodemokratike dhe në regjimet diktatoriale, ku edhe xhelatin e paguan me taksat dhe paratë tua, ku shpeshherë kapesh për gjarpëri nga nevoja dhe derrin e quan dajë nga mosdija.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.