Babai i kryeministrit Ramush Haradinaj, Hilmiu ka disa ditë që është shtrirë në një spital në kryeqytet, pas problemeve që pati me zemër.

Ai nga QKUK-ja u transferua në një spital privat në dalje të Prishtinës, shkruan Indeksonline.

 

Për ta vizituar Hilmiun, sot në Kosovë ka qëndruar lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti.

 

Këtë e ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Lahi Brahimaj i AAK-së, duke treguar se pastaj kanë pirë kafe me Ahmetin, Daut Haradinaj dhe anëtarë të tjerë të partisë.

“Nga një kafe me mikun tim Ali Ahmeti i cili na nderoj me viziten qe i bëri Hilmi Haradinaj në QKUK”, ka shkruar Brahimaj.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.