Agjencia amerikane për kërkime hapësinore, NASA, bëri të ditur se akullnaja më e madhe në botë ka filluar të lëvizë nga poli i jugut në drejtim të ujërave të ngrohtë.

Bëhet fjalë për një akullnajë me sipërfaqe prej 11.000 kilometrash katrorë, e cila 18 vjet më parë u shkëput nga pllaka e akullt antarktike e Rosit.

E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ shkruan se videot e stacionit hapësinor ndërkombëtar shfaqin qartë akullnajën gjigante duke lëvizur në drejtim të ishujve South Georgia dhe South Sandwich në jug të Oqeanit Atlantik.

T mobile In article [1]

Shkencëtarët supozojnë se akullnaja do të shkrihet me të hyrë në detrat e ngrohtë.

Në 18 vitet e kaluara, ishulli i akullt lundronte i lirë rreth Antartikut, duke përshkuar afër 10.000 kilometra.