Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në kohën kur është nënshkruar marrëveshja për emrin, ai ka dal me një mesazh ngushëllimi për familjen Haradinaj, me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinaj, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ja mesazhi i plotë:

Mbrëmë ndërroi jetë i ati i kryeministrit të Kosovës!

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti e kujton kështu:

Мëngjesi zbardhi me lajmin e hidhur për largimin e Bacës Hilmi Haradinaj nga kjo jetë,

�U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale.

Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut.

Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje.

Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Bac”, ka shkruar Ahmeti.

Loading...
Global