Urim Saliu

Të gjithë politikanët kanë bërë deklarata që i kanë përpirë pastaj.Pavarësisht faktit nëse do jetoje ose vdisje të ishte bashkë me BDI-në në qeveri , ti do jetosh Afrim.Do jetosh sepse politika nuk është religjion .Edhe ata që do të të vërsulen që sot e tutje janë ata që ose kanë dashur të jenë pjesë e qeverisë, ose qeveria i ka nxjerrë jashtë sepse në esencë një parti nuk del në skenë për të na rrëfyer ndonjë përrallë për Piter Panin, as nëse do na tregojë historinë e shtatë xhuxhave , por për të qenë pjesë e ekzekutivit.
Por Afrim që jam i bindur se do jetosh sepse nuk vdes njeriu nëse është ose jo në qeveri më BDI-në, por ik përgjithmonë kur e do Zoti, atëherë do dëshiroja që herave tjera ashtu si të tjerët dhe jo vetëm ti, të lësh një shteg.Bëhu armik jo me partitë shqiptare që i ke kundërshtar, por bëhu armiqësorë me atë që në qeverisje duhet tua sjellësh si gjithë të tjerët shqiptarëve: lirinë , të drejtat, dinjitetin , mirëqenien sociale.

Do donim Afrim që në qeveri të futeshe si tërësi jo si krahë i këputur si gjithë partitë tjera që poashtu kanë nga një krah të këputur.Do donim që shumë militantë të Besës,m ose njërës prej Besëve , që cfarë nuk na thanë në zgjedhje se jemi me qeverinë , se jemi gazetarë pushteti.Tani kur do jesh në pushtet do ta shohësh se ne nuk jemi të tillë, por janë politikanët që e duan me cdo kusht pushtetin duan të jetojnë apo vdesin sic u bë e famshme fraza yte.

Por përskaj kësaj dua që në qeverisje tia dalësh mbanë dhe ta shohësh se ajri i rëndë i pushtetit ndonjëherë të alivanos.Tani do ta shohësh nga afër bashkë me BDI-në që se përpije dot se cfarë do të thotë të jesh protagonistë politik në një vend ku është mallkim të lindësh dhe jo të vdesësh.

Loading...