Personi A.T. 47-vjeç nga Tetova, mbrëmë rreth orës 21.40 minuta, ka paraqitur vjedhje të një çante për femra, e cila një dit më herët në periudhë prej ora  20.00-23.00, ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Deri më tani persona të panjohur, nëpërmjet derës e cila nuk ka qenë e mbyllur, kanë hyrë në shtëpi, deri sa pronarët kanë qëndruar në katin e empër, dhe nga koridori në katin përdhesë kanë marur çnatën në të cilën ka patur:21.000 denarë, rreth 1000 euro, stoli arri dhe argjendi të llojeve të ndryshme, 8 kartela bankare, dhe dy palë çelësa të shtëpisë. Me gjësendet e vjedhura pa mos i vërejtur askush janë larguar nga shtëpia, duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme me përfitime pronësore e cila vlerësohet të jetë diku 120 mijë denarë.

Janë duke u marur të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit dhe zbulimin e autorëve të veprës./TetovaSot/

Loading...