Futbollisti i kombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri ka dhënë një intervistë të gjatë për Blick ku ka sqaruar përherë të parë dhimbjen që ndjen pas rënies nga Premiere League të Stoke City.

“Më vjen keq për tifozët, për klubin. Jam tepër i pikëlluar për personat që punojnë atje dhe që janë të lidhur me klubin,” tha Shaqiri duke shtuar se qëndrimi në Stoke është mësimi më i madh që ka marrë në jetë dhe uron që së ma parë të futet në Premiere League.

“Përgjegjësi për rënien nga kategoria kemi të gjithë – lojtarët, stafi dhe manaxhmenti,” tha ai më tej përcjell albinfo.ch.

Në lidhje me prishjen e klauzolës prej 14.5 milion eurosh dhe interesimit të Tottenhemit tani dhe Romës gjatë pushimeve dimërore, Shaqiri nuk ka dashur të komentojë por shtoi se kapitulli me Interin është i mbyllur.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.