Rusia po zhvillon një “dron nënujor” që mund të mbajë një bërthamë nukleare dy megatonësh të aftë për të zhdukur portet perëndimore.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, arma e Putinit është projektuar për të shkatërruar “bazat e marinës armike” dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 130 km/h.

Gjithsesi Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS thotë se nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë detajet e armës.

Siç thuhet më tej, presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për një “dron nënujor” në fjalimin e tij në mars, në të cilin ai u mburr edhe me një sërë armësh të reja bërthamore “të paprekshme ndaj përgjimit të armikut”.

Në mars, Putin njoftoi se Rusia ka testuar një sërë armësh të reja bërthamore “të paprekshme ndaj përgjimit të armikut” në një fjalim ku ai vlerësoi shkencëtarët pas arsenalit si ‘heronjtë e kohës sonë’.

Gjatë fjalës së tij, Putin tha se krijimi i armëve të reja ka bërë “të padobishme” mbrojtjen e raketave të udhëhequr nga NATO, dhe do të thotë një fund efektiv për atë që ai e përshkroi si përpjekje perëndimore për të penguar zhvillimin e Rusisë. /Telegrafi/

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.