Misioni i Dudiqit po bëhet pikrishtë në vigjilje të ditëlindjes së heroit kombëtarë shqipëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.

Në shekullin XXI rreth 100 mijë banorë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ende mësojn pa abetarën shqipe. Ky fatë i hidhur i një pjesë të kombit shqipëtar nga shumë faktorë të jashtëm e të brendëshëm po e vuajn këtë errësirë të dijes. Shteti serb me gjithë mekanizamt e saja po e pengon këtë mision të abetares shqipe, këtu një penges të madhe po jep edhe klasa politike lokale shqiptare e cila është bashkërealizuaese e këtij misioni antishqiptare të abetares shqipe duke heshtur këtë problem esencial për atë popullatë.

Në krye të misionit antishqiptar të Dudiqit është Medreseja në Preshevë, si institucion fetar si dhe Bashkësia Islame në Preshevë. Hapja kohë më parë e Medresesë në Preshevë si institucion fetare dhe aspak edukativo-kombëtar por asimilues ishte jo i mirëpritur nga popullata shumicë shqiptare dhe nga shtresat intelektuale shqiptare që bëjnë përpjekje për futjen e abetares shqipe.

Mevludin Dudiq edhe pse kohë më parë kishte shpërfaqur misionin e tij por sidomos me deklaratën e tij të fundit publike dhënë në Preshëvë në shtëpinë Kulturës se qëllimi i tijë është “të bëjn boshnjakzimin dhe islamizimin e popullatës shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Ballkanit”, si dhe duke sulmuar laicitetin e shkollave shqipe që janë në duke punuar ashtu të cunguara në aspektin e abetarës, historisë në gjuhën shqipe. Misioni i Dudiqit i mbështetur direkt si në aspektin politik ashtu edhe atë financiar nga shteti serb po realizohet  përmes Medreses në Preshevë. Ky institucion asgjë nga historia e popullit shqiptarë nuk i ligjëron nxënsëve të kësaj medreseje, por vetëm për traditën dhe kulturën arabo-turke si emetues të verbër të kulturës së huaj dhe jo asaj shqiptare.

Nëse do ti shihni shfaqjet teatral që organizojn koordinatorët e kësaj shkolle me nxënsit e tyre për rinin shqiptare do të shihni qartë asimilimin e vlerave kombëtare dhe imponnimin e atyreve të huaja,  si dhe ekspozitën të organizuar po nga ky institucion nuk do të shihni as edhe një vlerë të shfaqur kombëtare shqiptare. Misioni i Dudiqit me dudiqët serbo dashës të Preshevës, këta nxënës disa herë i dërgojn në Turqi e vendet arabe për eksursione dhe asesi nuk i bie në mendë që këta nxënës kanë nevoj të vizitojn Krujën, Prekazin, Shkodrën, Gjirokastrën, Tetovën, dhe vetë vendet historike të Preshevës që ka me dhjetra.

Në planprogramin e Dudiqit në bashkëveprim me qeverin Serbisë sistemi i tyre është i qartë sa më largë identitetit shqipëtar, dhe zbehje të ndjenjave kombëtare të rinisë dhe popullatës shqiptare. Ky mision i Dudiqit po ia gëdhend gëzimin  dhe ndjenjën kombëtare rinisë shqiptare të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, duke ia marrë në psherëtim abetarën e shenjtë shqiptare atë duke ia zëvendësuar me shkronja të shtrebura arabe, duke i krijuar një rini shqiptare si shpirtëra të shuar nga ndjenja kombëtare që të mos e kërkojn abetarën shqipe. Shteti serb me mekanizat e saj shtetror ndalon në mënyr zyrtare abetaren shqipe, por nuk përfundon vetëm me kaq, por nga ana tjetër ua servon përmes shërbëtorëve të saj një nostalgji për shkronja arabe.

Zgjohuni shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe tregojani Dudiqit dhe dudiqëv të saj  se ne jemi shqiptarë dhe se vlerat tona kombëtare nuk i ndrrojm me asnjë vlerë tjetër.

Nga Valon Jashari

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së,dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.