Nxënësit janë kryqëzuar dhe rrahur me kamxhik sepse janë vonuar në shkollë! “Kur tentova t’i liroj, pronari i shkollës më rrahu”.

Tre pronarë janë arrestuar në Nigeri sepse nxënësit të cilët ishin vonuar në shkollë i kanë kryqëzuar dhe rrahur me kamxhik, shkruan BBC.

Tre persona, në mes të cilëve edhe drejtori i shkollës janë arrestuar pasi një polic i kishte gjetur nxënësit të kryqëzuar në krahinën jugperëndimore Ogun.

Në fotografi të cilat janë paraqitur mund të shihen dy persona të rinj, në djalë dhe një vajzë të lidhur për kryq me litar. Zyrtari policor e ka përshkruar këtë dënim si “akt barbar”.

Polici me emirin Livinus ka tentuar të intervenojë duke e lutur pronarin e shkollës t’i lirojë adoleshentët. Kur pronari i shkollës në Ayetor, 145 km larg kryeqytetit Lagos këtë ka refuzuar, zyrtari policor kishte vendosur që t’i lirojë vet, por ka pasur rezistencë, transmeton Insajderi.com.

“Kur tentova t’i lirojë nxënësit, pronari i shkollës dhe mësuesit më rrahën”, ka thënë polici për gazetën nigeriane Punch. “Kur u ktheva me pranga të cilat i kisha në veturë, ata e rrahën me kamxhik edhe mikun tim i cili edhi të më ndihmojë”.

Pasi kishin ardhur përforcimet për policin, të dyshuarit janë arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë në Ogun ka konfirmuar për BBC se drejtori, pronari i shkollës dhe një mësues janë arrestuar dhe se do të ballafaqohen me akuzë për sjellje të dhunshme. Ai ka shtuar se kjo sjellje nuk është e pranueshme në ditën e sodit, dhe se ky është një akt barbar i cili nuk guxon të tolerohet.

 

Loading...