Ka ardhur edhe një herë: 1.84 miliardë myslimanë gjithandej botës mirëpresin muajin e shenjtë të Ramazanit, dita e parë e së cilit sivjet është më 16 mars. Për disa vende, 17 maji do të jetë dita e parë e agjërimit.

Ramazani është muaji i shenjtë për myslimanët dhe lidhet  me zbritjen e Kuranit te Profeti Muahmed në natën e Kadrit, që është në njërën nga dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.

Miliona myslimanë në mbarë botën do të agjërojnë në secilën ditë të muajit, ku e kanë të ndaluar të hanë, pinë (qoftë, edhe ujë) dhe nga duhanpirja nga lindja e diellit deri në perëndim, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.

Ky është muaji që të mëson vetëdisiplinën dhe ndërgjegjësimin ndaj të varfërve.

Si një prej pesë shtyllave të Islamit, Agjërimi gjatë Ramazanit shoqërohet me reflektim shpirtëror, adhurim dhe akte bamirësie.

Agjërimi tërë ditën mund të jetë paksa përvojë rraskapitëse për disa për dallim nga zonat ku jetojnë.

Për shembull, për ata që jetojnë në Oslo të Norvegjisë, agjërimi do të zgjasë 19 orë, derisa myslimanët në Jerusalemin Lindor në zonën e okupuar nga Palestina, do të agjërojnë 15 orë, ndërkaq për ata që jetojnë në ekuator, në vendet si Buenos Aires – Argjentinë, agjërimi do të zgjas 12 orë.

Është e zakonshme që të ndjeni lodhje  dhe të dehidratoheni gjatë agjërimit.

Studentë dhe akademikë nga Universiteti i Birmingham, kanë nxjerr një udhëzues që përmban këshilla për mirëqenien e atyre që agjërojnë në mënyrë që t’iu ndihmojnë se si të ruajnë energjinë sa më shumë që të jetë e mundur gjatë ditës.

Ujë, ujë dhe më shumë ujë gjatë orëve të mesnatës – ekspertët këshillojnë të konsumohet ujë sa më shumë që të jetë e mundur, nga Syfyri deri në Iftar, veçanërisht në mot të nxehtë. Sigurohuni që gjatë asaj kohe të pini së paku 2 litra ujë.

Mësojeni rëndësinë e balancës – kur agjëroni trupi juaj është i privuar nga ushqimi që i duhet organizimit tuaj. Ekspertët theksojnë që është me rëndësi që të siguroheni se kur mund të hani, të mbani ushqimin e balancuar që ta ushqeni organizmin mjaftueshëm me vlera ushqyese nga secili grup.

Mësoni për alternativat – shmangi ushqimet me yndyrë dhe të fërguara shumë për ushqime më të lehta. Për shembull, lëreni tortën dhe çokollatën për fruta dhe jogurt.

Fitnesi dhe agjërimi mund të shkojnë bashkë – entuziastët e fituesit mund të vazhdojnë rutinën e ushtrimeve të tyre për çdo ditë. Ushtrimet e lehta mund ta mbajnë në nivel qarkullimin e gjakut dhe funksionimin e organizmit. Po ashtu ushtrimet kardio janë të mira gjatë agjërimit përderisa nuk e teproni.

Më shumë proteina dhe shmangeni kripën në syfyr – për ekspert e gatimit para agimit, rekomandohet të hahen ushqime që i sigurojnë trupit energji për disa orë. Është me rëndësi të fokusoheni në ushqime për tretje të ngadaltë me shumë proteina dhe fibra. Disa shembuj të mirë për këtë janë drithërat – ushqimet e grurit, elbi, orizi i kaftë, buka e grurit dhe pasta.

Koha e Iftarit është për ujë, hurma dhe ushqime të balancuara – Është traditë për myslimanët për ta prishur agjërimin me një hurma – që shkencërisht sjell benefite të mëdha. Ushqimet me energji të lart me sheqer natyral janë mundësi e mirë për të ruajtur energjinë në organizëm. Gjëra si fruta të përpunuara, praktikisht hurma, qoftë edhe lëngjet e frutave janë perfekt për këtë. Kur vjen puna te ushqimet është shumë me rëndësi që të përmbajnë balancën me karbohidrate, sikur patatet, orizi dhe buka, bashkë me konsumimin e perimeve tjera, që kanë edhe proteina, ashtu sikurse edhe mishi i peshkut, dhe produktet e qumështit me yndyra natyrale.

Ruajeni energjinë pa pije dhe ushqim – ekspertët këshillojnë që ka gjëra të vogla që duhet të provohen çdo ditë që ju mbajnë vigjilent dhe bëjnë që ta ruani energjinë. Gjërat si pushime të vogla që bëjnë të shkëputeni nga pune, ecje të shkurtra, të bëni listën e përditshme të gjërave që ju mundojnë dhe ta bëni luftimin e tyre dhe të siguroheni që të hani ushqimet e duhura për të ruajtur nivelin e duhur të energjisë e që të gjitha mund të kenë pak ndikim.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.