Kryebashkiaku i Dublinit, i ka bërë thirrje Qeverisë së Irlandës të dëbojë ambasadorin e Izraelit në vend, si kundërpërgjigje të vrasjes të mbi 60 protestuesve të paarmatosur palestinezë në Gaza.

“Mendoj se ka një simpati të jashtëzakonshme në Dublin për popullin palestinez, përfshirë edhe shumë zemërim, një zemërim të thellë për veprimet e qeverisë së Izraelit”, tha Micheal Mac Donncha, në një ceremoni përkujtimore për palestinezët e martirizuar në të cilën mori pjesë edhe ambasadori i Palestinës, Ahmad Abdelrazek, raporotn AA.

I pyetur nëse do të duhet të dëbohet nga Dublini ambasadori i Izraelit, ai tha: “Mendoj se ka ardhur koha për një gjë të tillë, dhe ky është qëndrimi i këshillit të qytetit”, shtoi më tej.

Qytetarë të shumtë vërshuan në bashkinë, për të nënshkruar në librin e ngushëllimit, i cili është vendosur të mërkurën.

Abdelrazek nga ana e tij tha se ndjen shumë pranë zemre simpatinë e popullit irlandez. “Gjithmonë do ta vlerësoj këtë veprim. Këtë herë, ju mund të shihni qartë zemërimin e irlandezëve”, tha ai.

Ndërkohë, fushata për të bojkotuar Eurovizionin i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Izrael, duke kujtuar në shkeljet e të drejtave të njeriut kundër popullit palestinez, po gjen në përkrahje të madhe në Irlandë.

Mac Donncha të dielën apeloi për një bojkot, të cilit iu bashkuan moderatoi i njohur televiziv Mike Murphy dhe fituesi i dikurshëm i Eurovizionit, Charlie McGettigan.

“Mendoj se është një mundësi e mirë tani, kur bojkoti po merr jehonë. Kjo është ajo për çfarë do të duhet të ngrihemi dhe të themi ‘ne nuk garojmë’”, tha Murphy.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.