Ditët po kalojnë dhe duket se Barcelona përpos që ka punë për të bërë prurje të reja, ka punë edhe me lojtarët e saj të cilët kërkojnë rritje pagash. Këtu pa dyshim futet edhe Sergio Busquets

Detyrat ndaj tij thuhet se i ka kryer klubi dhe ata janë gati të nënshkruaj. “Ky problem është që disa muaj”, ka thënë një burim për Marca.

Mirëpo Barcelona tash do të përballet me Busquet i cili dëshiron që të paguhet më shumë dhe të këtë rrogë më të mirë të Barcelona. Mesfushori është padyshim njëri prej lojtarëve më të mirë në botë për pozitën e tij dhe kishte rinovuar kontratën me Barçën më 2016 deri në qershor të 2021 (me opsion që të vazhdojë edhe dy vite).

Megjithatë ai ka nënshkruar një marrëveshje me kushte që ka të bëj me lëvizjet e pagës së tij.

City ka qenë pothuajse gjithmonë i interesuar për të dhe është gati për ti dhënë atij një pagë të majme. Madje thuhet se skuadra angleze është duke e përcjellur gjendjen e tij që dy vite.

Fillimisht u largua Neymar, i cili la një vakum të madh në skuadër dhe kjo u bë më shumë siç kishte thënë ai për pagë më të lartë. Këtë verë Andres Iniesta do të largohet që do të thotë se Messi dhe Suarez janë në radhë për t’ju rritur pagat.

Busquets besohet se nuk e meriton një rrogë kaq të madhe, por ai pret lëvizje nga klubi i tij. Ai është një lojtar kryesor për Ernesto Valverden dhe është nënkapiten i skuadrës për sezonin 2018/19.

Aset i Barcelonës është se ata besojnë se nuk do të këtë blerës për të, madje as City i Guardiolas pasi që në kontratë ai ka një klauzolë prej 200 milionë eurove që vështirë të gjendet ndonjë skuadër që do të paguaj kaq shumë para për një 30 vjeçar.

 

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.