Në Vushtrri, Mitrovicë por edhe në qytete tjera furrat japin bukë pa para për skamnorë

Këto bukë nuk janë për shitje. Ato do të dhurohen falas për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë  që nuk kanë mundësi t’i blejnë.

E këtë e kanë mundësuar disa mërgimtarë që jetojnë në Gjermani, në bashkëpunim me furrën Home Bakery.

Deri në 5 bukë mund t’i marrin të gjithë ata qytetarë që kanë kartelën e ndihmës sociale.

Pronari Bajram Imeri thotë se ky është viti i tretë që organizojnë një ndihmë të tillë gjatë muajit të Ramzanit.

Ai thotë se brenda ditës i japin deri në 700 bukë.

Së në Vushtrri ka nevojtarë për bukë, e pranon edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Sylejman Meholli.

Muaji i Ramazanit ka aktivizuar edhe qytetarët e Mitrovicës.

Një grup prej tyre ka siguruar fonde që të japë nga 5 bukë në ditë për skamnorët.

Ai thotë se nëse marrin donacione, do të dhurojnë ushqime edhe pas ramazanit.

Edhe në qytetet tjera organizohen aktivitetet të tilla përmes së cilave u ndihmohet familjeve që nuk kanë.

Loading...