Guvernatori Dimitar Bogov është tërhequr nga kandidatura për një mandat të dytë në krye të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe për këtë e ka informuar edhe presidentin e shtetit Gjorgji Ivanov. Në vend të tij është propozuar Anita Angelovska – Bezhovska, zëvendësguvernatore e deritanishme në Bankën Popullore. Në deklaratën me shkrim dërguar agjencinë MIA, Bogov ka thënë se me vëmendje ka ndjekur debatin që është zhvilluar në opinion për rikandidimin e tij dhe se vendimin e ka sjellë duke patur parasysh reagimet e një pjesë të akterëve politik dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit.

“Me këtë rast do të dua të falemenderoj kryetarin e Republikës së Maqedonisë, prof. Gjorgji Ivanov për besimin që ma ka dhënë me propozimin tim të sërishëm për njeriun e parë të Bankës Popullore, që për mua personalisht paraqet valorizim të punës gjatë shtatë viteve të kaluara. Duke patur parasyshë reagimet e një pjese të akterëve të jetës politike në Republikën e Maqedonisë, konstalacioni momental politik dhe afatet për zgjedhjen e guvernatorit, në interes të shtetit tërhiqem nga kandidatura për guvernator të Bankës Popullore, për çka tanimë e informova kryetarin e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Bogov.

Megjithatë, tërheqja e Bogovit nuk i ka hapur rrugë apetiteve të BDI-së, të cilët dëshironin që në krye të Bankës Popullore të jetë Fatmir Besimi. Kjo pasi presidenti Gjorgje Ivanov i ka nisur Kuvendit propozimin e ri që në krye të Bankës Qendrore të emërohet Anita Angellovska – Bezhovska. Ivanov ka vlerësuar se Angelovska Bezhovska e cila vjen nga radhët e profesionistëve dhe strukturave udhëheqëse të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë është zgjidhje për pozicionin e guvernatorit, me të cilën do të vazhdohet kontinuiteti i punës dhe udhëheqjes së suksesshme në politikën monetare të Republikës së Maqedonisë. Kandidatja e re propozuar për guvernator, për tetë vjet ka qenë në funksionin zëvendës guvernator, e angazhuar për sferat e politikës monetare, hulumtime dhe statistikë. /SHENJA/

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.