Zëvendësministri i ri nga radhët e Lëvizjes BESA do të jetë nga dega e Kumanovës, bëjnë të ditur për INA burime jozyrtare partiake. Siç mësohet në këtë post pritet të jetë Admirim Aliti, profesori i ri universitar i cili në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në krye të listës për deputetë, pas Afrim Gashit në njësinë e dytë zgjedhore. Por nga ana tjetër, në lojë janë edhe emra të tjerë që janë imponuar nga struktura partiake, por që gjithçka nuk është definitive.

Nga selia e Lëvizjes BESA kanë përgënjeshtruar informacionet e tilla që po lansohen ditëve të fundit dhe që nuk janë zyrtare. Zëdhënësi i kësaj partie Orhan Murtezani tha se të gjitha propozimet e lansuara në media janë spekulime, pasi që ende nuk është vendosur për asnjë emër. Po ashtu gjatë orëve të fundit janë lansuar edhe emra të ndryshëm për ministra.

Loading...