Portieri Joe Hart nuk do të ftohet nga Anglia për Botëror nga menaxheri i kësaj Kombëtare, Gareth Southgate, ka mësuar BBC Sport nga burimet e saj

Portieri, i cili ka 75 paraqitje për Kombëtaren, ka pasur një sezon të dobët në nivel të klubëve duke marrë 39 gola në 19 ndeshje të Premier Ligës me Ëest Ham këtë sezon.

Ai është në huazim nga Manchester City tek kjo skuadër.

Southgate do ta shpalos skuadrën e tij më 23 lojtarë për në Rusi të mërkurën.

Hart, ka qenë portieri i parë i Anglisë në tri turnetë e fundit ndërkombëtare të kësaj Kombëtare – Euro 2012, Botërorin e 2014 dhe Euro 2016, si dhe ka qenë pjesë e ndeshjeve kualifikuese – por ai ka luajtur vetëm një ndeshje nga pesë nën urdhrat e Southgate.

Vendin e tij pritet ta zë portieri i Everton Jordan Pickford, ku për konkurrent do ta këtë portierin e Stoke Cityt, Jack Butland. /

Loading...