Dy gra janë arrestuar në Prizren, pasi kishin vjedhur rroba në vlerë prej 90 eurosh në një qendër tregtare në rrugën “Edit Durham”.

Sipas hetimeve të para, ato ishin ndalur nga personeli i sigurimit pasi duke dalë nga objekti ishte aktivizuar alarmi.

Gjatë kontrollit u ishin gjetur një palë darë dhe gërshërë, si dhe rrobat e vjedhura në vlerë 90 euro, ka bërë të ditur Policia.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndalur nën masën e arrestit.

Loading...