Komandant në UÇK Kosovë
Komandant në UÇK Maqedoni
Dha gjithçka çka mundi për këto troje me sakrifica te mëdha nëpër beteja të shumta.
Shumë kush e pat për nder të bën selfie me Komandant GURIN, i cili pas luftës jetoi një jetë të rëndë, i harruar nga ata të cilët dje e kishin për nder të bënin foto me të.
Shokët e selfijeve me Komandant Gurin u futën në politikë për ta plaçkitur popullin dhe asnjëherë nuk shkuan ta vizitojnë mbas luftës këtë trim e ta pyesin a ka nevojë për ndonjë ndihmë.
Selfistat e djeshit me Komandant Gurin, sot Politikanë pasanikë, nuk kishin si të turpëroheshin me Komandantin për selfije në këtë situatë të rendë, që e rëndonte këtë Trim të harruar.
Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata të cilët përfituan në emrin e UÇK-së dhe plaçkitin popullin ne emrin e sakrificave te UCK-së, e që po na e turpërojnë luftërat e UCK-ve.
Ngushëllime shokëve të luftës për ketë trim, e familjareve Allahu sabrin e gajretin ua dhashtë.

Xhezair Shaqiri – Hoxha

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.