Paris Jackson, është vajza 19-vjeçare e Michael Jackson, e cila javët e fundit është vënë në qendër të kritikave të mediave si përdoruese e marijuanës.

Por duket se një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak modelen, e cila vijon jetën e saj.

Këtë të martë bukuroshja është fotografuar në një nga lokalet e saj të preferuar në Los Angelos, e veshur me xhinse, bluzë të shkurtër dhe atlete.

Por kritikat ndaj Paris janë jo vetëm përsa i përket përdorimit të drogërave. Modelja gjithashtu përflitet se është në një lidhje dashurie me një tjetër modele, gjë për të cilën ajo ka preferuar të heshtë.

Image
Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.